Jepet paralajmërimi nga njeri që e njeh mirë Putin: Premtimi i Moskës për tërheqje, pretekst për të fituar

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev, ka thënë se Rusia është duke u përpjekur të fitojë kohë përpara se të g odasë më fort Ukrainën.

Politikani rus tha se premtimi për ulje të sul meve ruse në Cherniviv dhe Kiev është pretekst që us htria ruse të ri-furnizohet dhe të fuqizohet për të sul muar akoma më rënd Ukrainë.

“Lajmi i mirë nga negociata Rusi-Ukrainë në Stamboll nuk është se Putini papritmas po vepron me mirëbesim, por se rezistenca h eroike ukrainase po e bën atë të kërkojë jashtë platformës dhe maskimin diplomatik”, shkroi ai në Twitter.

Kozyrev, një kritik i lu ftës në Ukrainë – tha se premtimi i Moskës për t’u tërhequr “mund të jetë lehtësisht një manovër për t’i blerë kohë ush trisë ruse për t’u rigrupuar dhe më pas për të god itur aq fort Ukrainën.

“Regjimi i Putinit e kupton gjuhën e rezistencës ukrainase. I ndodhur me disfatën pranë Kievit, Putini tani përdor manovra ushtarake diplomatike dhe konvencionale (jo armëve taktike)”, shkruan ish-ministri rus.