Jepet lajmi i mirë nga Gjermania/ Ja çfarë i pret shqiptarët që nga data 1 Qershor

Ambasada gjermane në Tiranë me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur të dhënat kyce përsa i përket njohjes reciproke të patentave mes dy vendeve.

Sipas ambasadës, rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022, dhe do t’iu vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në shtetin gjerman.

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

‘’Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm’’ shkruan në psotim ambasada gjermane.

Postimi i plotë:

Me nënshkrimin e një Marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Të dhënat kyç më të rëndësishme:

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.