
“Dashuri dhe Turbulenca” thotë gjithçka për jetën e Rudina Dembacajt. Aktorja e mirënjohur ka ardhur si producente në filmin e fundit dhe titulli nuk mund t’i shkonte më përshtat gjithë rrugëtimit të saj.
Në intervistën e saj dhënë për “Panorama Plus”, ajo rrëfen sesi erdhi ky film, duke na zbuluar edhe sfidat që hasi, por edhe frutat e suksesit. Por natyrisht, që nuk mund të shmangnim pyetjet për jetën private.
Ajo dhe Mark Frroku janë gati për fëmijën e tyre, që mesa duket është edhe kërkesa e fëmijëve të tyre.
“Dashuri dhe Turbulenca”, si erdhi ky film? Ky film erdhi si produkt dashurie të madhe e një ekipi që ka dashur çdo batutë të tij që nga fillimi.
Si shkoi premiera e filmit, i përmbushi pritshmëritë tuaja? Ishte një pasdite shumë emocionuese, ishte një miks ndjenjash të forta që as nuk i linin radhë njëra-tjetrës. Kaloi mrekullisht falë Zotit. Shumë shfaqje, shumë lodhje, shumë sukses, por ndoshta edhe shumë ezaurim.