Ja kush janë dy të rinjtë që v di’qën duke punuar pas aksid entit në baypasin e Vlorës

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në bypasin Orikum-Kaninë në Vlorë, ku humbën jetën dy punonjës.

Armand Beu dhe Klajdi Kaja, përkatësisht 28 dhe 32 vjeç, vdiqën pasi kamioni me të cilin po punonin humbi kontrollin dhe u përplas me nje shkëmb, duke përfunduar jashtë mjetit. Ata u mbuluan nga zhavori që po transportonin me kamion, ndërsa trupi i Klajdi Kalës ende nuk është gjetur.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia, ose një defekt në frenat e kamionit. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.