Iu afrua gardhit, Presidenti qëllohet nga qytetarët VlDEO

Presidenti i Kilit Grabiel Boriç është bërë pjesë e një incidenti gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë kryeqytetit. 36-vjeçari është qëIIuar me gurë nga qytetarët, teksa ndodhej në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.

Në këtë moment nga turma u hodh një gur, i cili goditi në gjoks shefin e kabinetit të Boriçit, tregon vi deo.

Sipas raportimeve bëhet me dije se ai nuk u lëndua, teksa lajmin e ka konfirmuar gjithashtu edhe policia kiliane.

“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriç në një konferencë shtypi pas incidentit./albeu.com

https://youtu.be/thKX8A9pfP0