Ishin nisur drejt Europës/ Mbytet varka me emigrantë, dhjetëra të v dekur

Një varkë me emigrantë është përmbysur pranë brigjeve të Libisë. Dyshohet për të paktën 35 viktima. Sipas Agjencisë së Migracionit në OKB, mbytja e anijes ndodhi pranë qytetit perëndimor të Libisë, Sabratha, një pikë kryesore nisjeje për emigrantët, kryesisht afrikanë që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut për të mbërritur në Europë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bën me dije se deri tani janë nxjerrë trupat e pajetë të 6 emigrantëve, ndërkohë që nuk dihet fati i 29 të tjerëve.

Kjo tragjedi është e fundit që përfshin njerëzit që nisen nga Afrika e Veriut për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë. Vetëm gjatë javës së kaluar, të paktën 53 perosna janë raportuar të vdekur ose të supozuar të vdekur jashtë Libisë, sipas IOM.