Ish ushtari i UCK-së ‘zbarkonë’ në derë të Rusisë/ Kush është “Shabani” i UÇK-së paraqitet në qytetin Bucha të Ukrainës!!

Roland Bartetzko, i njohur si “Shabani” i UÇK-së, ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, të bërë në qytetin Bucha të Ukrainës.

“Bucha, Ukraina”, ka shkruar Bartetzko, i veshur me uniformën e reporterëve të luftës.

Në këtë qytet ukrainas, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka identifikuar shumë varreza masive të kryera nga forcat ushtarake ruse, mbi popullsinë civile. Aty po vazhdohet ende kërkimi për varreza të tjera, ndërsa nga aty si reporter i luftës, është edhe Bartetzko.

Bartetzko gjatë luftës në Kosovë, ka shërbyer në shumë vende të Kosovës.
Kjo ishte arsyeja e aedhjes në Kosovë dhe inkuadrimi i tij në UÇK.

”Isha duke e përcjellë situatën në Kosovë, madje më kujtohet kur kam qenë në Gjermani në vitin 1985 kur isha ende në shkollë kam dëgjuar radion kur thoshte gjithmonë Kosova. Para se të vija në Kosovë, kam qenë në luftën e Bosnjës.

Kam qenë në një lokal në Francë, e kam lexuar një gazetë franceze, e ka pasur një shkrim: “A ka humbur luftën UÇK në Kosovë.” Edhe kam thënë të shkoj të të shohë se çfarë ka ndodhur. Unë e kam parë luftën në Bosnjë, e kam ditur se si sillen serbët”, ka thënë ai.

Bartetzko ka thënë se ai asnjëherë nuk do të luftonte në anën e serbëve”, kishte deklaruar Bartetzko.