Ish e dashura e Don Xhonit në krahët e një djali tjetër, e tradhtoi shqiptarin?

Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, ditë më parë bënë bujë në rrjete sociale me njoftimin se kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin duke mos vazhduar më.

Ka qenë fillimisht modelja nga Rusia që bëri të ditur lajmin, e më pas hodhi edhe fjalb të shumta kundrejt reperit nga Drenica që nuk i ka pritur mirë dhe ka reaguar.

Megjithatë, vetëm pak ditë pas rastit është shpërndarë një imazh i Lirey ku shfaqet me një djalë tjetër. Në fotografinë e marrë nga ‘iconstyle’, e që është publikuar në InstaStory nga Ariana, ajo shihet e ulur në qafë të tij.

“Një moment”, ka shkruar ajo. Ndonëse nuk është bërë akoma një definim i saktë rreth asaj se si është në të vërtetë duket se janë shumë të afërt.

Në një nga shkrimet, modelja tha që Don Xhoni nuk ka dashur një familje, por ka qenë i dhënë më shumë pas veturave e femrave të tjera.

Në anën tjetër, krijuesi i hitit “Make a Pose” iu lut Lirey që të mos gënjente e bënte rolin e fatkeqes në Instagramin e saj personal. /Telegrafi/