Iliri do që të pajtohet me Sabin dhe i dërgon mesazhin publik: Unë jam gjithmonë këtu…

Balerini Ilir Shaqiri duket se nuk ka asnjë hatërmbetje me Sabianin, por përkundrazi.Në një intervistë në “Goca dhe gra” këtë mbrëmje, Iliri tha se i uron atij gjithmonë të mirat dhe se nuk e di ku i ka mbetur hatrit mikut të tij të Big Brother.

“Jam i qetë. I uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që jam sot gjithmonë këtu. Nuk di nëse i ka mbetur hatri Sabit. Mendoj se nuk ka vend për hatërmbetje.”

Sabiani, i cili e cilësonte Ilirin si “100 mijë euroshin” e tij, mungoi në dasmën e balerinit. Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.

Ilir Shaqiri duket se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas“.Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai tha se komunikimi pas Big Brother do ishte i tepërt, aq më tepër në programin e tij, ku sipas Ilirit do flasë vetëm Donaldit.

“Nuk ka asgjë kundra Donaldit. Përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit , nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër.

Ne kemi folur 136 ditë, dita e 137 do ishte e tepërt, aq më tepër në një program “Më lër të flas”, dhe që është e drejtë të flasë ai, kështu që është e kotë që të shkoj”, tha balerini.