Iku Marsi dhe Prili, Rama tregon pse janë vonuar dy satelitët që do lëshojmë në orbitë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për çështjen e satelitëve që premtoi dhe janë vonuar edhe pse ka kaluar muaji mars dhe po ikën edhe muaji prill.

Në një postim në Tëitter, kryeministri shkruan se “unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”

Të paktën në 3 dalje publike gjatë tetorit të kaluar, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të lëshonte dy satelitë në orbitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”. Sipas tij, kjo do të realizohej brenda marsit 2022.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:

Unë them atë që bëj e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Gjithashtu sot Rama tha se pas 30 prillit nuk do të ketë më sportele, qytetarët do t’i marrin shërbimet online duke i dhënë një shqelm të mirë korrupsionit sipas kryeministrit.