I tregon të gjitha Ami dhe flet hapur për marrëdhënien me vjehrrën: Ajo dhe babai i Ermalit janë…

Amarda Toska u ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin rreth jetës së saj private e jo vetëm në një intervistë virtuale të zhvilluar në Instagram duke ndarë detaje me ta.

Sigurisht që nuk mund të mungonte një pyetje rreth planeve për zgjerimin e familjes pavarësisht sa private është kjo gjë. “Ke plane për ndonjë bebe tjetër?”– pyet dikush të cilit Ami i është përgjigjur: “Kam 2 sa për 100”.

Për pyetjen se si i ka raportet me mamanë e Ermalit është përgjigjur se si vjehrra ashtu edhe vjehrri janë njerëz të mrekullueshëm.

Kuriozitet të madh ka edhe rreth rikthimit të saj në ekran. Pyetjes se “Ke në plan t’i rikthehesh televizionit” Ami i është përgjigjur duke thënë: “Nuk dihet asnjëherë”.

Ajo prej vitesh është larg televizionit duke u përqëndruar te biznesi. Ndonëse shpesh ka thënë se ekziston mundësia që të rikthehet deri tani nuk ka zbuluar asnjë plan konkret.