I riu amerikan fiton 2 mijë dollarë në muaj falë çorapëve të tij të përdorura që i shet në internet

Interneti është kthyer në një mundësi e mirë për të fituar të holla pa qenë nevoja për të punuar 8 orë në ditë, apo për të bërë ndonjë gjë të madhe, mjafton të jesh kreativ.

Billy-Joe Grey ka një faqe OnlyFans dhe nuk e kishte idenë se kishte një treg për çorape të përdorura derisa dikush i dërgoi një mesazh. Tani, ai shet çorape të veshura për 12,53 ose 37,6 dollarë pala dhe shet deri në 12 palë në javë ose rreth 450 dollarë.

Ai pretendon se i vesh çorapet për ditë të tëra para se t’i dërgojë me postë në çanta me zinxhir dhe madje merr në konsideratë kërkesat e klientëve – për një tarifë shtesë.

“Kam filluar OnlyFans pak më shumë se një vit më parë dhe atu marr kërkesa për veshje, qofshin ato çorape, bokse apo bluza. Shumë djem kishin interes për këtë gjë. Ata janë audienca ime kryesore.

Unë kam shumë amerikanë që blejnë të brendshmet e mia dhe çorapet e mia të përdorura dhe i mbajnë ato për kënaqësinë e tyre. Unë kam blerës të rregullt që do të blejnë çorape të përdorura gjatë gjithë kohës.” – tha ai.

“Sa më të djersitura dhe me erë të keqe të jenë, aq më mirë. Unë vrapoj dhe pastaj i vendos në një çantë me zinxhir dhe më pas i paketoj në rast se ata jetojnë në shtëpi me prindërit, burrin ose gruan e tyre.” – shtoi ai.