
Gazetari i Panorama ka mësuar detaje të tjera nga pIagosja e ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Mësohet se i pIagosuri është shtetasi Spiro Toli. Ai është qëlluar me th ikë nga kunati i tij, shtetasi Festim Hoxha.
Sherri ka ndodhur pasi Spiro Toli ka kthyer motrën e Festim Hoxhës pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve duke thënë se nuk e donte më dhe kërkonte di vorcin.
Lidhur me këtë çështje, prej disa ditësh të dy kunetërit kanë pasur debate të aca ruara.
Mesa duket Hoxha nuk ka pranuar divorcin e motrës dhe arsyen e dhënë nga kunati dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gja knxehtësi e ka pIagosur kete te enjte.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (th ikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi he timor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes..