I kanë fshirë të gjitha fotot bashkë/ Ndahen pas dy vitesh martesë Blero dhe Afrona

Prej disa javësh, ka zëra që aludojnë për një ndarje të mundshme mes Bleros dhe Afronës. Ndonëse deri më tani kishin mbetur në kuadër të thashethemeve, burime për Prive konfirmojnë se çifti është ndarë.

Kohët e fundit, në llogaritë e tyre të Instagramit si Blero ashtu dhe Afrona kanë fshirë fotot në çift dhe dedikimet për njëri-tjetrit. Ky ishte detaji i parë që s’u shpëtoi ndjekësve, të cilët vunë re të parët se diçka s’po shkonte mes dyshes.

Sipas Prive, shkak për ndarjen e çiftit është bërë distanca, pasi që prej fillimit të marrëdhënies Blero dhe Afrona jetonin në vende të ndryshme dhe këngëtari s’u zhvendos kurrë në Zvicër siç pritej të ndodhte pas kurorëzimit.

Ndërkohë, asnjëri prej të dyve nuk ka dashur të prononcohet rreth kësaj situate.

Blero dhe Afrona lidhën kurorë në 21 shtator të 2019-ës, përmes një ceremonie të mbajtur në plazhin e Ranës së Hedhun, që bëri jo pak zhurmë.