I fundit/ Gjendet e mbytur një grua në Durrës, ja çfarë kishte lënë në breg të detit

Një grua është gjetur e mbytur ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se gruaja e cila ende nuk është identifikuar është gjetur pranë shëtitores Taulantia dhe pritet nxjerrja e trupit të saj nga uji.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se gruaja mund të jetë vetëmbytur pasi në breg ka lënë çantën e saj.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.