I bën gropën në kopësht gruas që mbyti, bie vetë brenda dhe ndërron jetë në vend

Një burrë nga Karolina e Jugut ndërroi jetë nga një atak në zemër teksa varroste një grua të cilën dyshohet se e kishte mbytur duke i marrë jetën, thanë autoritetet.

Zyra e Sherifit të Qarkut Edgefield tha në një njoftim për shtyp se ata u thirrën në shtëpinë Trenton të Joseph McKinnon, 60 vjeç më 7 maj pas një raporti se një mashkull i cili nuk reagonte qëndronte i shtrirë në oborrin e tij.

Kur arritën policët, ata vunë re praninë e trupit të pajetë të McKinnon dhe një varr të cekët ku më vonë zbuluan një peron të dytë të vdekur.

65-vjeçarja Patricia Ruth Dent, jetonte në të njëjtën adresë në Tangleëood Drive, shkruan The Independent. “Zoti McKinnon nuk kishte shenja të traumës dhe dyshohet se ndërroi jetë për shkaqe natyrore, “tha sherifi i qarkut Edgefield, Jody Roëland dhe mjeku ligjor i qarkut David Burnett.

Kjo ngjarje ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka marrë reagime të shumta, ku shumica thonë se burri në fjalë ka marrë dënimin e merituar.

Shumë të tjerë shkruajnë se edhe kur nuk të dënon shteti, të dënon Zoti. Urojmë që kjo ngjarje të shërbejë si leksion për shumë të tjerë.