Holandezët dhe italianët “djegin” Tiranën, policia jonë arr.eston Ballist Morinën

Nga dita e djeshme, Tirana është në një kaos të paparë pas tifozët e shumë holandezë dhe ata italianë që kanë ardhur për finalen e Conference League kanë filluar nga trazirat që priteshin.

Nuk kanë munguar incidentet mbrëmjen e djeshme, ku mbi 10 policë janë lënduar dhe po marrin shërbim të spitali i Traumës, gjendja e tyre nuk përben rrezik për jetën.

Rrugë të prishura, kazane të hedhura në tokë, xhama të thyer, e akte të tjera si këto që në situata të tilla dhe me tifozeri të tilla janë të pashmangshme.

Ndërkohë që policia jonë nuk po iu bën dot ballë këtyre tifozëve, kur vjen puan te shqiptarët, policia jona është shumë e zonja.

Pak më parë për arsye që ende nuk dihen, policia ka arr.estuar Ismail Morinën në Kukës, dhe nuk është hera e parë që ndaj tij ndodh kjo gjë.

Që pas natës së Beogradit në tetorin e vitit 2014, ku Ballist Morina bëri krenar gjithë shqiptarët me gjestin e tij, ai është ndaluar shumë herë nga policia me pretendime nga më të ndryshmet. Jemi ende në pritje të detajeve të tjera të ngjarjes.