‘Hallakamë në Beograd’ / Ish Ushtari serb ‘çmend’ Vuçiqin: Do të dëshmoj për krejt krïmet në Kosovë (VIDEO)

Ish-pjesëtari i MUP-it serb, që gjatë Iuftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer disa operacione kr im inale, ka vendosur të flasë.

Këtë herë, Slavko Nikiq po e kë rcë non drejtpërdrejt presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Thotë se do t’i tregojë krejt emrat e njerëzve që kanë kryer k rime të rënda në Kosovë, e të cilët janë aktualisht pjesë e kabinetit të Vuçiqit.

Shkas i nisjes së nxjerrjes të së vërtetës në shesh, u bë deklarata e Vuciqit i cili akuzoi ish-pjesëtarin e MUP-it se ishte grabitës rrugësh në kohën e para dhe gjatë lu ftës në Kosovë.Sipas Nikiqit, aktualisht në kabinetin e Aleksandar Vuciqit janë disa njerëz që thotë se i di me emër e mbiemër, që sipas tij kanë kryer kr ime në Kosovë.
Madje, thotë se e di edhe arsyen pse këta njerëz presidenti vazhdon t’i mbajë afër, pavarësisht asaj çka kanë bërë në Kosovë.

“Si kryetar i veteranëve dhe vullnetarëve serbë, e urdhëroj Aleksandar Vuçiqin, t’i paraqesë provat që ka për mua, qe kam qenë një grabitës rrugë. Përndryshe, unë do të paraqes të gjithë emrat dhe mbiemrat e njerëzve, nga ata që janë në kabinetin e tij e deri te krejt serbët e Kosovës që kanë kryer k rimet më të rënda, për të cilët neve nga Kosova na vije turp, e që janë në rrethin e tij”, ka thënë mes tjerash Nikiq, ish-pjesëtari i MUP-it serb.

E nuk mjaftoi me kaq. Nikiq thotë se nëse presidenti nuk respekton këtë urdhër, ai do të dalë me emra e mbiemra të këtyre njerëzve që vazhdojnë të jenë krahu i djathtë dhe të fshihen prapa Vuçiqit, anipse kanë bërë kr ime.“ Unë do të paraqes veprat penale që ata kanë kryer, do të paraqes akuzat me emër dhe mbiemër, por do të publikojë edhe arsyen pse Vuçiqi po i mban ata dhe jo mua”, thotë Nikiq.

Para pak ditësh gjatë një interviste për mediat serbe, Aleksandar Vuçiq ka treguar hapur për kr imet që ka kryer një ish-pjesëtar i MUP-it serb në Kosovë.Si shkas u bë deklarata e Slavko Nikiq, një ish-agjent serb që ka deklaruar hapur se ka marrë pjesë në disa aksione në Kosovë, i veshur në uniformën e UÇK-së.Ky i fundit e quajti Vuciqin tr,adhtar gjatë një emisioni në TV Pink.

Duke iu referuar komentit të Slavko Nikiq, Vuciq tha se opozita është e lumtur kur dikush e quan atë t,radhtar, kushdo që të ishte, dhe pastaj ai lexoi atë që tha për Nikiq nga dokumenti ai u mbajt i regjistruar gjatë l uftës së vitit 1999.“Le të më quajnë lirisht tra,dhtar, njerëzit në Kosovë e dinë kush është kush”, ka thënë ai.Madje Vuciq, ka treguar edhe një kr im në të cilin e akuzon Nikiqin që ka marrë pjesë.

“Në rrugën kryesore Mitrovica-Rozaje, Slavko Nikiq me 6 persona të tjerë të ar ma tosur ndaloi automjetet dhe plaçkiti. Ai nuk i lejoi shqiptarët të shkonin në Malin e Zi dhe u vodhën ari dhe bizhuteritë e tyre”, lexoi Vuçiç.Siç shtoi ai, njerëzit në Kosovë e dinë shumë mirë kush është tra,dhtar dhe kush jo, dhe kjo është arsyeja pse ai i jep mbështetje 90 përqind Listës Serbe në zgjedhje.

“Kjo është arsyeja pse ata duhet të më quajnë lirisht një tra,dhtar”, shtoi Vuçiç.FSlavko Nikiq, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kr imin elit Ratko Mladiq. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.

“Unë në territorin tim në uniformë kurrë nuk kam vendosur simbole tjera, shqiptarët po”.Por ishte ky momenti kur Nikic zihet ngushtë nga gazetari, i cili ia kujton deklaratën që ai dha kohë më parë.“Për çka je duke folë kur ti e ke vesh uniformën e UÇK-së”, ishte pyetja e gazetarit që si duket e nervozoi pak Nikicin.

“Jo, jo ajo ishte… ajo quhet puna operative në terren, nëse nuk e ke ditur pyete dikë që ta sqaron”.Kështu u mundua ish-pjesëtari i MUP-it ta nxjerrë veten për deklaratën që e tha e që tash po mundohet ta kamuflojë.Ish- pjesëtari i MUP-it serb tregon se si gjatë lu ftës në Kosovë, ka përdorur uniformën e UÇK-së për të kryer operacione.

Kohë më parë në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste. Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për lu ftën.

“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai. Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht. A ishte ky ish-pjesëtar i MUP-it i veshur në uniformën e UÇK-së, i përfshirë në rastin “Panda” në Pejë?

22 vjet më parë Serbia ishte ngritur në këmbë për një kr im që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin v rarë në një kafene. Siç ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar që fajin t’ua hidhte shqiptarëve, duke rrahur e b urgosur dhjetëra pejanë për kr imin që nuk e kishin kryer.

Atëkohë u tha se disa persona nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në lokal dhe kanë v rarë të rinjtë serbë.

Mirëpo, në vitin 2015, 17 vjet më pas, shteti serb e pati pranuar se rasti i ashtuquajtur “Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga vetë ata.

Tek vonë presidenti i Serbisë ka dalë publikisht duke thënë se Serbia nuk ka fakte se ky kr im u krye nga shqiptarët, siç pretendohej atëkohë.

Derisa tash, po dalin fakte të reja.

Në një video shihet se si ish-pjesëtar të MUP-it serb, në uniformën e UÇK-së ka marrë pjesë në disa raste në Kosovë.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e tij, lidhet direkt me rastin “Panda”. Por dëshmitarët e rastit kanë zbardhur gjithçka.

Në një dokument të publikuar kohë më parë, është publikuar dosja komplete e këtij rasti të tmerrshëm, pas së cilit u fajësua Kosova dhe ushtarët e saj.

“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Pejë bashkë me prokurorin publik të Qarkut kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në prani të anëtarëve të misionit verifikues të OSBE-së, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe …, me ç’rast është konstatuar si në vijim: Para kafenesë ‘Panda’ në tarracë janë gjetur 42 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP, të prodhimit kinez. Në brendësi të lokalit në dysheme janë gjetur katër trupa të mbuluar me gjak. Nga ana e majtë, shikuar nga dera hyrëse pas anës së pasme, shihen 17 të shtëna nga projektilët dhe 8 goditje në banak nga ana e pasme. Në dysheme afër banakut janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP të prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 v rima të projektilit nga ana e dyerve të kuzhinës të cilat gjenden menjëherë afër banakut. Po ashtu, aty shihen edhe projektilë të tjerë. Sipas udhëzimit të gjyqtarit hetues, trupat janë dërguar në spitalin e Pejës…”, thuhet në raport.

Pjesa tjetër e dokumentit është e dëmtuar dhe vështirë të lexohet, derisa në fund të raportit të faqes dy shkruan se sipas deklaratave të dëshmitarëve, dy terroristë me “fantomka” (maska) në kokë dhe të a rma tosur, me të hyrë në kafene kanë hapur zjarr në drejtim të mysafirëve, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në kafene, sipas raportit, në ato momente qëndronin rreth 20 mysafirë.

Gjatë bisedës së mëtejshme, dëshmitari Nikola Rajeviq, thotë se i shtrirë në dysheme i ka parë dy terroristë sesi hapnin zjarr. Rajeviq njërin prej tyre e përshkruan të gjatë 185 cm, të hollë dhe të veshur me të zeza, derisa tjetrin si më të shkurtër, rreth 175 cm dhe të veshur po ashtu me të zeza.

Vr asja e 6 të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është k rim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.

Kr imin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
VIDEOKETU

Rreth tri javë më parë, autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me k rimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.