Gramshi u vizitua nga UFO-t?! Zbulohet e vërteta e shenjave “misterioze” në tokë

Para pak ditësh banorët e fshatit Topojan në Gramsh u alarmuan pasi sipas tyre tokat pranë Përroit të Skribicës ishin vizituar nga U F O-t.

Sipas tyre U F O-t kanë ‘shëtitur’ fshatin duke djegur toka dhe më pas janë zhdukur duke lënë si shenjë disa rrathë në arën aty pranë. Por duket se ky fenomen i çuditshëm duket se ka një të vërtetë krejt ndryshe nga ajo që pretendojnë banorët.

Sipas mediave rrathët e formuar në tokë lidhen me një aktivitet shumë të thjesht të çdo fermeri gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Rrathët me formë të rregullt nuk janë krijuar nga U F O siç pretendojnë banorët por nga pronari i tokës, i cili disa ditë më parë kishte ujitur tokën e tij. Pronari kishte zgjedhur që ujitjen ta bënte përmes një pompe dhe një sistemi vaditës me sprucim, i cili rrotullohet dhe shpërndan ujin në një largësi dhe intensitet konstant.