Na gënjeu bukur të gjithëve! Rama shef i NATO-s? Gjermnja

Pothuaj e hëngrën të gjithë! Akademikja, Suzana Starikov, ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë më herët nga ajo lidhur me kandidaturën e kryeministrit Edi Rama në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Starikov, sqaron se postimi i saj i mëparshëm në twitter, ishte thjeshtë një shaka për datën 1 prill dhe se u detyrua të përgënjeshtronte lajmin për shkak se mediat shqiptare e publikuan si një fakt të kryer.

Starikov sqaron se postimi i saj i mëparshëm në Twitter ishte thjesht një shaka për datën 1 prill dhe se u detyrua të përgënjeshtronte lajmin për shkak se mediat shqiptare e publikuan si një fakt të kryer.

“M’u desh ta bëja këtë përgenjështrim, sepse disa media shqiptare e morën të mirëqenë postimin tim. Madje, këto media as që e kanë ndryshuar gabimin që kam bërë me emrin e kryeministres së Letonisë”, shkroi ajo para pak minutash.

Pra, mirë që ne e besuam lajmin, por as që e verifikuam si burim dhe si informacion. Starikov iu drejtua tri mediave shqiptare: Top Channel, Gazeta Express dhe Periskopi.

Kjo studiuese gjermane sot shkroi se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s. Ajo la të kuptohej se Rama do të zgjidhej në krye të NATO-s në shtator të vitit 2023.