Gazetarja e ndjek këmba-këmbës vjehrrën e nuses në Librazhd: Me lotësh, jam bërë pishman (video)

“Piranjat” në Abc, këtë të martë kanë sjellë post-historinë e asaj që pushtoi rrjetin një javë më parë, videos së regjistruar në Librazhd.

Aty ku një nuse që u kap duke tradhtuar burrin, u dhunua psikologjikisht dhe fizikisht nga vjehrri, vjehrra dhe gjithë fisi i bashkëshortit.

Por si ndihen “kameramanët” e asaj videoje kur atyre ju trokasin në derë “Piranjat”, dhe u kërkojnë llogari për atë ngjarje të shëmtuar.

Kur vjehrrës dh unuese i afrohet “Piranja” Lediona Xheladinaj dhe e pyet se si ndihet ajo kur nga pas i vihen kamerat, nëna e burrit nuk qëndron, por ikën me vrap.

Pasi i duket e veshtire ajo që po i bëjnë, duke harruar se ata nxorën para syve të gjithë shqiptarëve një vajzë lakuriq, vetëm pse kjo e fundit kishte gjetur diku tjetër dashurinë që nuk ia jepte burri emigrant në Gjermani.

Ndryshe nga vjehrra që pranoi se ishte bërë shumë pishman për videon që bënë, vjehrri dukej shumë i ashpër dhe i rreptë ndaj gazetares, gati sa nuk vuri dorë mbi të.