Florian Marku uron Ramazanin dhe thotë se sot është dita e tij

Boksieri shqiptar, Florian Marku sonte do ta mbrojë titullin IFB në ndeshjen ndaj Chris Jenkins. Përballja fillon në orën 20:00 në “Utitita Arena” në Newcastle të Britanisë.

“☝🏻GOOD MORNING WORLD TODAY IS MY DAYYYYYY☝🏻 AGJERIM TE LEHTE NE KET MUAJ TE BEKUAR PER TE GJITH BESIMTARET MUSLIMANË ☝🏻”, ka shkruar Marku

Ndryshe, takimi i djeshëm gjatë peshimit mes dy kundërshtarëve ishte i tensionuar, pasi Jenkins i bëri një “puthje nga distanca” Markut, i cili e kapi për fyti, pas çka shkroi se “puthjet janë për zonjat, jo për mua”.