Florian Marku… Të mbash lart flamurin kuqezi me fakte dhe jo me…

Edhe një tjetër fitore, e disata radhazi… Një tjetër ring i përvetësuar, një tjetër boksim që meriton duartrokitje dhe sidomos një nerv shqiptari që e katakterizon dhe shfaqet në momentet kur duhet, ato kulminante, aq sa për 4 raunde shpartallon kundërshtarin e tij!

Florian Marku është një simbol i Shqipërisë, një shqiponjë e cila fluturon vetëm lart dhe nuk para prek tokën. Eshtë një krenari dhe bën ambasadorin tonë me fakte jo thjesht me fjalë…

Sepse nëse Marku premton, vështirë se më pas nuk e mban. Profesionist i vërtetë, luftëtari 29-vjeçar ka një rrugëtim si shumë shqiptarë mes pengesave dhe përçapjes për të qenë dikushi dhe për t’iu larguar mjerimit…

Një rrugëtim nga kickbox-i e deri në aventurën e tij në boksin profesionist. “Kam lindur në Shqipëri dhe jam rritur në Greqi, teksa e kam nisur me kickbox-in, duke regjistruar rreth 100 ndeshje në karrierë. Kam punuar shumë vazhdimisht dhe në të gjithë karrierën time numëroj vetëm katër beteja të humbura, teksa të gjithë u befasuan me kalimin tim në një tjetër disiplinë, si boksi’, do të deklarojë ai për prestigjozen BBC.

Më tej boksieri 29-vjeçar zbulon se është bërë i njohur që kur ndeshjet në MMA (Artet Marciale të Përziera), teksa pranon se publiku shqiptar e mbështet fuqimisht në rrugëtimin e tij.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu.

Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar.

Më pas Marku zbulon se të luftojë në ring ka qenë ëndrra e tij e bërë realitet: “Lufta në ring ka qenë ëndrra ime, që më ka ndihmuar jo vetëm të mbaj familjen, por edhe të bëhem i famshëm. Besoj te vetja ime më shumë se kushdo tjetër dhe dua të çoj përpara ëndrrën time”.