Flori Mumajesi si rrallëherë zbulon diçka që nuk e dinim

Ai është producent i suksesshem, kompozitor, kantautor shume i mirë, tekstshkrues për vete dhe të tjerët, me pak fjalë një artist me A të madhe.

Hitet e tij janë të shumta, jo vetëm ato që ka kënduar vetë, por edhe pas shumë hiteve të këngëtarëve të tjerë shqiptarë nga gjitha trojet, fshihet pikërisht ai.

Të gjitha këngët e krijuara nga Flori Mumajesi “kanë jetë të Florit brenda”. Kështu shprehet Flori në një postim në InstaStory, teksa bashkëngjitur shton edhe këngën e Kejsi Tolës, “Më ke Mua”, të cilën e ka shkruar dhe kompozuar ai.

“Di që njerëzit largohen kur je keq, ata që të donin kur ishe mire”, thuhet në vargjet e këngës. Në këngë flitet për miq që largohen, por gjëja më e rëndësishme është t’i qëndruarit besnik vetes, duke mbajtur një qëndrim të pjekur e falënderues ndaj secilit që dha pak kontribut në jetën tënde. Kjo, pavarësisht sjelljes së tyre.

Marrëdhënia me veten është ajo që ka më shumë vlerë, lë të kuptohet Flori, ndërsa vargjet që shkruan në fakt nuk përshkruajnë vetëm atë, por prekin një pjesë të mirë të publikut.

Të gjitha këngët e Flori Mumajesit lidhen me përvojat personale të këngëtarit, të cilat di t’i kthejë mjeshtërisht në art.Ndoshta me këtë postim, Flori ka dashur që në këtë moment këtë këngë t’ia dedikojë dikujt.