Flet shoferi i autobusit të aksidentuar: E kalova një kamion, u habita kur më doli tani një kantier ndërtimi

Televizioni austriak “ORF” ka dalë me detaje të reja për aksidentin e sotëm të autobusit nga Kosova, ku mbetën të plagosur 19 persona, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë.

Sipas deklaratës së shoferit të autobusit, dhënë për policinë austriake, ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi. Nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit duke u përplasur.

Nuk dihet akoma, nëse shoferi kishte zbatuar rregullat e pushimit dhe drejtimit.

Rruga kishte mbetur e bllokuar për shumë orë.