Festë për italianët/ Ja kush është futbollisti që festoi me flamurin shqiptar

Marash Kumbulla dhe ekipi i Romës festuan sonte fitimin e trofeut të Conference League. Teksa, pas ndeshjes, mbrojtësi shqiptar ka valëvitur flamurin kuqezi, në Air Albania.

Kumbulla nuk luajti aspak sot, por ka dhënë një kontribut të çmuar për arritjen deri në finale. Roma u rikthye kështu te suksesi, pas disa vitesh mungesë. Takimi ndaj Feyenoord u mbyll 1-0, me gol të Zaniolo.