Fermeri gjen një vezë gjigante, mund të futet në rekord Guinness për peshën që ka

Një vezë gjigante është gjetur në Nafplio, Greqi nga një fermer i identifikuar si Konstantinos Petrulas.

Lajmi i vezës gjigante ka bërë xhiron e rrjetit në mediat greke, ndërsa thuhet se për shkak të peshës që ka mund të futet edhe në rekord Guinness.

Fenomeni i çuditshëm është parë nga burri në vendin që mbante pulat, kur ai shkoi të mblidhte vezët.

Raportohet se veza ishte 114 gram, që është dy herë më shumë se normalja.