Fenomeni i pazakontë në Shëngjin, zbulohet pse doli pluhuri i verdhë

Grupe inspektimi nga Drejtoria e Mjedisit kanë dalë në terren për situatën e krijuar në bregdetin e Shëngjinit në zonën e Kunës, ku vija bregdetare ishte mbuluar nga një pluhur i verdhë.

Njëkohësisht janë marrë edhe kamione për analiza, të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës. Njerëzit nuk e dinin realisht se cfarë kishte ndodhur në det dhe në plazh. Ishte gjë e rrallë.

Drejtori Rajonal i Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku, tha se kjo ndotje nuk është shkaktuar si pasojë e hidrokarbureve, por për shkak të një fenomeni natyror i krijuar nga poleni i pishave.

Zona e Kunës është një zonë me shumë pisha, si pasojë ka ardhur edhe ky fenomen. Frroku u bëri thirrje pushuesve që të vijojnë të qetë plazhin, pasi nuk është situatë problematike.

Deri tani pushuesit dhe lezhjanët nuk e kanë pranuar këtë shpjegim teknik dhe shkencor. Ata ende dyshojnë se kjo ndotje e madhe në bregdetin e Shëngjinit vjen nga njeriu dhe sjellja e keqe ndaj mjedisit.

Nuk mund të japim një përfundim, përvecse të pranojmë shpjegimin e drejtorit rajonal të mjedisit në qytetin e Lezhës, i cili u shpreh i bindur për variantin e tij.