Fejohet vajza e Ibrahim Tatlises, këngëtari nuk e lejon dhëndrin t’ia puthë dorën

Dilan Çitak, vajza e këngëtarit të njohur turk, İbrahim Tatlıses është fejuar me këngëtarin Levent Dorter.

Por, ajo që mori vëmendjen nga ceremonia ishte momenti kur Tatlises s’e lejon dhëndrin që t’ia puth dorën.

Pasi Tatlises e pren shiritin e unazave, vajza e tij ia puth dorën dhe e përqafon. Por, një gjë të tillë, ai s’ia lejoi edhe dhëndrit.

Çifti, i cili e shtyu vazhdimisht fejesën për shkak të koronavirusit, u fejua në një ceremoni të vogë, ku morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të familjes.