“Feja nga njerëzit e thjeshtë, e vërtetë, nga të mençurit iluzion, nga sundimtarët e dobishme”

Blerim Latifi-
“Feja konsiderohet nga njerëzit e thjeshtë si e vërtetë, nga të mençurit si iluzion dhe nga sundimtarët si e dobishme, thotë një urti e lashtë romake.

Saktësia e kësaj urtie është provuar me mijëra herë e vazhdon edhe sot të provohet. Njerëzit e thjeshtë nuk janë mendimtarë, sepse as nuk kanë kohë e as mundësi të jenë të tillë, kështu që ata mjaftohen me të besuarit në tregime të mira për fatin e tyre.

Duhet të kuptohet nevoja e tyre për besim! Sidomos në kohët e krizave ekzistenciale nëpër të cilat kalojnë shoqëritë.
Të mençurit, të cilat e kanë kohën e nevojshme për refleksione logjike, e kuptojnë se shumëçka në këto tregime të bukura nuk i qëndron dot arsyetimit logjik.

Prandaj ata mbajnë gjithmonë një distancë kritike me to.

Ndërkaq, politikanët fenë e shohin gjithmonë si një instrument të dobishëm për t’i manipuluar ndjenjat e njerëzve të thjeshtë në llogari të pushtetit të tyre, gjëja e vetme që realisht u intereson. Por, kur bie rasti që politikanët të jenë shumë injorantë, atëherë ndodhë një përdorim tjetër : grupet fetare i përdorin ata për qëllimet e tyre.

Këtu qëndron edhe arsyeja pse grupet me agjenda fetare gjithmonë investojnë në politikanë të këtij lloji”.