“Faleminderit Kosovë! / Klitschko flet ekskluzivisht për gazetarin shqiptar

Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witalij Klitschko (41), kryetar i Kievit vjen nga fronti i Iuftës në Davos për të dëshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteve botërore në samitin ndërkombëtar, për KRlMET dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, të cilat KRlME i krahasoi me ato serbe në Kosovë.

Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kievit Iufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF.

Ai në biseden ekskluzive për gazetën zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjën ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe Iuftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po Iuftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazetën