
PD-ja është kthyer në estradë dhe kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Zgjedhjet janë afër dhe i vetmi person që do i dale kundër Berishës është zyrtarizuar për kreun e Partisë Demokratike.
Ibsen Elezi do të jetë rivali i vetëm Sali Berishës në garën për kryetarin e Partisë Demokratike. Afati për dorëzimin e formularëve ka përfunduar dje, më 7 maj, dhe mësohet se Elezi ka paraqitur kandidaturën e tij.
Një zyrtar lokal i PD dhe njëherësh një kritik i madh i kësaj force politike, sot Ibsen Elezi ka konfirmuar se do të jetë në garë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Zgjedhjet për kryetarin e PD mbahen më datë 22 maj dhe do të votojë e gjithë anëtarësia demokrate për të zgjedhur kryetarin e ri. Berisha pritet të fitojë pa vështirësi.
I pyetur nga newsbomb.al ish-kryetari i PD në Kukës, ka pohuar se “Dje në orën 11.30 kam paraqitur kandidaturën time”. Ndërkohë, mësohet se Komisioni i Operacioneve Elektorale në PD do të dalë nesër për të bërë publik emrin/emrat që do të rivalizojnë Berishën.
Në garë ishte dhe demokrati tjetër Edvin Kulluri, por ky i fundit u tërhoq dhe hodhi akuza të forta drejt Grupit të Rithemelimit. Data për zgjedhjen e kreut të PD u vendos në Kuvendin e 30 prillit, që u thirr nga grupimi i Sali Berishës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, që në ditët e para të nisjes së procesit të “Foltores” ka deklaruar se qëllimin për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Në kushtet kur edhe Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj u shprehën në media se nuk do garonin, Berisha tha se procesi mund të shkonte drejt referendumit.