Erdogan paralajmëron Izraelin: Mos prekni Al Aksanë

Të tjera përleshje të dh.unshme u shënuan mëngjesin e sotëm në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, që është vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, ku policia izraelite ndërhyri pasi të rinj palestinezë hodhën gurë drejt portës së kompleksit ku ishin vendosur forcat e rendit.

Menjëherë pas kësaj, policët izraelitë u përgjigjën me pIumba gome e gaz lotsjellës, ndërsa ka edhe raporte për të lënduar.

Rikthimi i dhu.nës në këtë xhami vjen pavarësisht se Izraeli ka ndaluar përkohësisht që hebrenjtë ta vizitojnë këtë xhami, vizita që nga palestinezët u panë si provokim. Gjatë javës së kaluar, palestinezët dhe policia izraelite vazhdimisht janë përleshur në këtë vend, teksa tensionet janë rritur pas një serie suImesh vdekjeprurëse brenda Izraelit dhe arrestimeve dhe bastisjeve të kryera nga Izraeli në Bregun e okupuar Perëndimor.

Tre raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në Izrael. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan reagoi më herët duke e paralajmëruar shtetin hebre, duke thënë se në këtë periudhë të ndjeshme, “nuk do të lejojmë provokimet dhe kërcënimet kundër statusit të xhamisë Al-Aksa”.

Lideri turk përsëriti thirrjet e tij që të gjithë “të bëjnë të gjitha përpjekjet” që ky vend shpirtëror dhe i shenjtë të ruhet.Rikthimi i dhu.nës ka rritur frikën se mund të përsëriten ngjarjet e vitit të kaluar, kur protestat dhe dh.una në Jerusalem u përshkallëzuan, duke çuar në një Iuftë 11-ditore në Gaza dhe në Izrael. Dhjetëra-mijëra besimtarë myslimanë pritet të vizitojnë xhaminë Al-Aksa në lutjet e së premtes, teksa besimtarët po shënojnë edhe Muajin e shenjtë të Ramazanit.