“Era Shtet” / Nis ndalesa e pagave per puntoret qe nuk punojne

Aleksandri, një qytetar serb nga veriu i Mitrovicës, ka “punuar” në Ministrinë e Arsimit të Kosovës nga janari i vitit 2016.

Në punë, nuk ka shkuar asnjë ditë, por rrogën e ka marrë rregullisht. Kjo praktikë është ndërprerë vetëm pas gjashtë vjetësh – në shkurt të këtij viti, kur Ministria e Arsimit nuk ia ka ndarë rrogën.

Aleksandri ishte punësuar në ministri pas një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kishin arritur në Bruksel, për integrimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile.