Era e fortë në Vlorë prish çfarë del para! Lojtarët e ekipit të njohur ikin me vrap dhe shpëtojnë për mrekulli

Erërat e forta që kanë përfshirë sot jugun e vendit kanë sjellë problemet e para. Në Orikum të Vlorës, era ka shembur një nga kalcetot e zonës duke prishur gjithcka që kishte aty.

Në atë moment brenda ndodheshin lojtarët e ekipit të Orikumit të cilët ia kanë futur vrapit dhe kanë dalë prej saj, duke shpëtuar për mrekulli. Nga shembja nuk ka pasur të lënduar, por dëmi material është i madh.

Kalçeto ndodhet pranë Pyllit të Sodës, një zonë që rrihet shumë nga erërat, që në ditë si kjo e sotmja janë shumë të forta dhe jo pak raste me pasoja. SHIKO VIDEO

Lojtarët e Orikumit kishin zgjedhur ta zhvillonin aty sot stërvitjen për shkak të kushteve të këqia të motit, por për pak sa stërvitja nuk u kthye në tragjedi.

Ditët e fundit të marsit dhe fillimit të prillit do jenë me mot të paqëndrueshëm, ku nuk do mungojnë reshjet e dendura dhe erërat e forta.

Një mot i tillë do jetë deri në 10-ditëshin e parë të prillit, por temparatura nuk do ndryshojnë do jenë në vlerat normale të kësaj periudhe.