Eni Vasili largohet nga Top Channel dhe gjen direkt ekranin e ri! Ja ku do ta shohim tani e tutje

Gazetarja e njohur Eni Vasili është larguar nga televisioni “Top Channel”, për t’u rikthyer te “Neës 24”. Tashmë emisioni “Open” vjen për publikun shqiptar në “Neës24”.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas rokadës, ku nga “Neës 24” u largua gazetari Sokol Balla i cili mori postin e drejuesit te iformacionit në Top Channel si dhe do të ketë programin e tij të zakonshëm politik.

Kujtojmë se vetem pak ditë pas mbërritjes së Ballës te Top Channel, nga ky ekran u largua emisioni investigativ “Top Story”, çka shkaktoi dhe përplasje me akuza të rënda për shantazh dhe gjobëvënie mes drejtuesve të Top Channel, dhe drejtorit të programit Endrit Habilaj.

Pra, Sokol Balla largon dy emisione direkt në TCH për të zënë vendin e tij. Së pari rivalen e tij direkt, Eni Vasilin dhe së dyti largon emisionin investigativ “Top Story” që tani e tutje do jetë politik.

Kujtojmë se kur Balla u largua vite më parë nga Top Channel, emri i emisionit mbeti në TCH, por televizioni vendosi të sillte një format të ri investigativ dhe jo politik sic ishte me Ballën.

Ky i fundit u largua në televizione të tjera dhe e quajti emisionin e tij “Real Story”, ndërsa pas rikthimit në TCH, jo vetëm që largoi Eni Vasilin, por do mbajë dhe emrin e dikurshëm “Top Story”.