Emocionuese, vajza e dëshmorit të UÇK-së, Dafina Buçaj bëhet avokate në ShBA

Dafina Buçaj, që është vajza e dëshmorit Afrim Buçaj, ka njoftuar se ka bërë betimin si avokate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetin e Nevadas.

“Të premtën, në një seancë të veçantë të Gjykatës Supreme, bëra betimin si Avokate në shtetin e Nevadas. Edhe pse ceremonitë janë formalitete dhe jo gjithmonë kanë shumë rëndësi, prania e gjithë familjes e bëri shumë domethënëse këtë ditë” , shkruan Dafina Buçaj në Facebook.

Babai i Dafinës, Afrim Buçaj ishte i njohur për pjesëmarrjen në betejeën e Grykës së Llapushnikut, në majin e vitit 1998.

Në qershorin e vitit 1998, një tjetër vatër Iuftimesh u krijua në fshatinë Luzhnicë. Një muaj më vonë, Afrimi me shokë, deptëruan në Rahovec ku kishin shpërthyer iuftimet e a shpra – ku Afrim Buçajt i VRlTEN disa bashkëIuftëtarë.

“Më 23 gusht 1998 ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë ndërmorën një ofensivë nga të gjitha anët me qëllim të pushtimit të Bajrakut në Luzhnicë, një pikë mjaft strategjike, që me rezistencën e lu ftëtarëve çlirimtarë ua pamundësoi forcave serbe de- përtimin drejt Kleçkës.

Lu fta ishte mjaft e a shpër. Lu ftohej në distancë mjaft të vogël. Përkundër epërsisë së forcave armike, çlirimtarët për asnjë çast nuk u zmbrapsen nga pozicionet e tyre”, shkruhet në përshkrimin e biografisë së dëshmorit të UÇK-së.

Buçaj, bie dëshmor më 24 gusht 1998, duke lu ftuar në Gajrak të Luzhnicës. Ai njihej edhe me nofkën ‘Mësuesi’ – pasi që ishte mësues i Matematikës.