Eksperti jep aΙarmin: Edhe në aeroportin e Rinasit janë gjetur paisje të dγshimta

Në Aeroportin e Rinasit u kapën më 23 maj, 2 pajisje të dyshimta, të cilat i përkisnin dy shtetasve britanikë. Fillimisht u dyshua se pajisjet ishin përgjues, por pas ekspertizës rezultoi, sipas autoriteteve, se ishin radio për komunikim të brendshëm.

Megjithatë, për ekspertin e Kri minalistikës Ervin Karamuço, autoritetet janë nxituar në cilësimin e këtyre pajisjeve si “amatore”. Karamuço vlerësoi se nuk janë duke u ndjekur procedurat e duhura për ekzaminimin e këtyre pajisjeve.

“Ne nuk kemi informacione. Nuk i studiojmë. Bëhej fjalë për një radio Kenëood, pajisje për të kapur valë të radios. Por valët e kujt dhe për çfarë? Nuk janë thjesht për komunikim. Pa mbaruar ekspertimi këta persona duhet të mbahen dhe merren informacione. Verifikohet nëse i përkasin ndonjë grυpimi të caktuar dhe më pas del qëllimi që kanë pasur…”

Por përse u lanë të lirë dy anglezët të cilëve iu gjet pajisja? Eksperti thotë se mund të jetë parë se aparatura nuk përbën vepër penale. Më pas nëse ka dyshime, ata mund të shpallen në kërkim ndërkombëtar.

“Ekspertizën duhet ta japë një institucion shkencor që merret me to. S’më ka pëlqyer shpejtësia për të thënë që ata ishin amatorë, etj. Nuk janë procedurat e duhura ato që janë ndjekur. Ne kemi edhe Kodin tonë Penal që flet për këto raste, dhe është burg. Nëse janë të paautorizuara, të palicencuara. Mund të jenë edhe për agjenci inteligjente, jo miqësore me vendin.”

Po ashtu, Karamuço vërejti se në portat hyrëse të vendit tonë çalon kontrolli. “Ne kemi një sistem shumë të avancuar dedektimi, kemi skaner. Para se të futën në aeroporte. Kjo nuk është kapur në momentin e hyrjes, u kap vetëm në momentin e daljes.Filtrat dalës janë më të përforcuar.”

Ervin Karamuço vlerëson se këto nuk janë raste të zakonshme dhe sugjeroi se autoritetet e vendit duhet të jenë më shumë vigjilente pasi nuk flitet vetëm për spiunazh të mundshëm, por shtoi ai, këto pajisje mund të përdoren edhe nga k rimi i organizuar në vend.