
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka zbuluar emrin që sipas tij Edi Rama ka vendosur që të bëhet president i Republikës së Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja në Fax News, Ndoka nënvizoi se Rama së bashku me Alibeajn po bëjnë “lojë” me këtë proces pasi e kanë vendosur që kreu i ri i shtetit të jetë një grua, pra Majlinda Bregu.
“Rama po aktron dhe po bën një lojë me këtë proces, po përpiqet që të thellojë hendekun mes opozitës nëpërmjet diversionit,. Po e keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet e tij.
Po përpiqet të marrë maksimalen që vetëm proces kushtetues nuk mund të quhet. Nëse mund ta themi edhe emrin dhe besoj shumë që Majlinda Bregu emri i përzgjedhur nga Edi Rama për shumë arsye.
Emri i Presidentit do të jetë femër, pra Majlinda Bregu. Rama përpiqet që të jetë interesant dhe ka bërë një lojë pa nxjerrë gjurmët e realitetit, pra është tallur me grupin e vet parlamentar duke iu kërkuaqr disa emra nëpërmjet zarfeve.
Po vazhdon të tallet me Alibeajn dhe këto janë lojëra, të gjithë e dinë emrin edhe Alibeaj e di emrin por kjo bëhet një lojë e Ramës. Kjo është një lojë e dyshes Rama – Basha i cili është futur në bunkerin e Ramës.