Edi Manushi zbulon kush do ishte i ftuari special në emisonin e tij: I kam futur edhe mik të fortë

Moderatori Edi Manushi ka një personazh që do të donte ta intervistonte. Në një intervistë për “E diell”, ai tha se do të donte të intervistonte zonjën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liri Berishën, pasi sipas tij ka një jetë shumë interesante.

Manushi shtoi se kishte nisur dhe përgatitjet duke i futur, sipas tij dhe një “mik të fortë”. Bëhet fjalë për të dashurën e djalit të familjes Berisha, Armina Mevlanin, e cila gjithashtu është moderator në të njëjtin television.

PYETJE: Kë nga rubrikat bën më me qejf? Edi Manushi: Galerinë. PYETJE: Kush është personazh që do të kishe tek galeria? Edi Manushi: Liri Berishën. Ka një jetë personale shumë interesante, ka pasur shtëpinë tek rruga Fortuzi. I kam futur një mik shumë të fortë…Arminën.

Nderkohe po sot ne “E diell” ishte ftuar moderatorja Lei Kraja, e cila ka dërguar një mesazh zanor Robert Berishës, të cilit i thotë: “Të të vijë turp nga vetja, a ke cipë?”Por përgjigja e tij është epike pasi i thotë: “Cipë nuk kam vetëm e kam një cicë”.

Shpesh herë, Lei Kraja dhe Robert Berisha janë komentuar për shkak të afrimitetit me njëri-tjetrin, por nuk ka asgjë më shumë se miqësi mes tyre.Për një histori të mundshme mes tyre nisi të përflitet pas pjesëmarrjes së Leit dhe Robert Berishës në emisionin ‘Dance ëith me’, ku ishin cift.