Edhe Bes Kallaku shpall kandidaturën për president: Kam 1.2 milion followers-a në Instagram

Sic cdo të dielë në “Koshere”, Bes Kallaku e nis spektaklin me monologun e tij dhe këtë herë kshte zgjedhur një temë që e dëgjon kudo këto ditë në cdo kafe dhe tavolinë të shqiptarëve.Bes Kallaku e nisi editorialin e tij me temën më të diskutuar të ditëve të fundit, atë për postin e presidentit.

Duke marrë shkas nga fakti se shumë personazhe kanë shprehur dëshirën për postin e presidentit, ai thotë me humor se “po mua çfarë më mungon?”“Duke qenë se jemi në vrullin e vetë-propozimeve, më lejoni që të them se çfarë më mungon dhe mua.

Kam 1.2 milion followers-a në Instagram, bëj për të qeshur.Kam bërë shkollën e lartë. Nuk kam ndonjë interes që të merrem me politikë por çfarë ka Sazan Guri më shumë se unë. Çfarë ka Genard Hajdini më shumë që të pretendojë që të jetë president.Gjithë kjo kërkesë për t’u vetëshpallur, sa hap televizorin del një kandidat i ri.

Të gjithëve iu duket gjë e thjeshtë posti i presidentit, se do të japësh dekorata. Do të shkosh në takime, do të bësh herë pas here opozitën.“, tha ai.

Një ironi shumë e goditur kjo e Bes Kallakut, pasi ditët e fundit shumë personazhe të njohur dhe jo të njohur e kanë marrë seriozisht dhe kanë shpallur vetën e tyre kandidatë për president duke u nisur nga sondazhe në faqe të ndryshme Facebook-u, apo sepse thjesht ashtu ua ka dhënë mendja.