E turpshme: Djali nga Vlora përplas dhe lë pa jetë në mes të rrugës një njeri

Një tjetër aksi.dent me pasojë jetën ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier.

E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca, por përplasja ka qenë fatale për 50-vjeçarin. Shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Vetëm në 3 ditët e fundit, për shkak të aksiden.teve kanë ndërruar jetë 6 persona, në autostradën Kalimash – Morinë, në aksin Milot – Mamurras dhe në Fier-Seman.Shifrat e ngjarjeve rrugore vijojnë të jenë të larta.

Që prej muajin janar të këtij viti e deri më tani, në të gjithë vendin kanë ndodhur 694 aksid.ente rrugore.Për pasojë, gjatë këtyre 5 muajve, 66 persona kanë ndërruar jetë dhe 825 të tjerë janë pl gosur.

Referuar të dhënave të policisë, 81 prej tyre kanë marrë plagë të mëdha në trup dhe 740 persona u dëmtuan më lehtë. Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksi.dentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, ngjarjet rrugore janë kryer nga grup-mosha 20 deri në 34 vjeç.