E trishtë/ Do bëhej baba, futbollisti ndërron jetë në mes të ndeshjes – pëson atαk kardiak

Itali- Tronditet futbolli italian. Një një futbollist 27 vjeç ka humbur jetën nga një suIm në zemër.

Dimitri Roveri, i cili aktivizohej në kategoritë amatore me skuadrën e Kuingentoles, ka pësuar atαk kardiak gjatë ndeshjes ndaj Kazalpoljos.

27-vjeçari ra në tokë gjatë kohës që po luhej ndeshja, ndërsa u dërgua me nxitim për në spitalin “San Raffaele” të Milanos, por pa mundur t’ia dalë. Roveri, i cili ishte dhe kapiten i skuadrës së Kuingentoles, u rrëzua në tokë dhe nuk rifitoi më vetëdijen.

Ai jetonte në Kuingentole dhe ishte i fejuar. Javën e kaluar ai njoftoi se do të bëhej baba në muajin shtator. 27-vjeçari gjithashtu punonte si kopshtar dhe pastrues në një shtëpi të moshuarish në Mantova.

Disa futbollistë kanë pësuar suIme të kësaj natyre këtë vit dhe kanë ndërruar jetë.