E tríshtë! Cristiano Ronaldo jep lajmin e hidhur: Djali ynë i porsalindur ka ndërruar jetë57

Cristiano Ronaldo ka njoftuar pak minuta më parë se njëri prej binjakëve të tij që po i priste me Georgina Rodriguezin ka ndërruar jetë. Portugezi e ka dhënë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind.

Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte.

Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, ka shkruar Ronaldo

Futbollisti është baba i katër fëmijëve, binjakëve 4-vjeçare Eva Maria dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate, djalit 10-vjeçar Cristiano Jr, nga një marrëdhënie e mëparshme, si edhe vajzës 3-vjeçare Alana Martina me Georgina Rodriguez.

Komentet ngushëlluese për Ronaldon dhe Georginën kanë qenë të shumta, ai mund të mungojë ndeshjen e ardhshme për Manchesterin pas këtij lajmi.