
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku janë gjetur të pajetë dy meshkuj të moshës 32 dhe 72 vjeç dhe dy femra 34 dhe 69 vjeçe.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Chemnitz në Gjermaninë Lindore, në lagjen Mittelbach ku jetonin dy familje. Trupat u gjetën brenda shtëpisë ku jetonin dhe mësohet se të katër viktimat janë anëtarë të një familjeje.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se të katërt kanë pasur një v dekje të dhunshme, për shkak të shenjave të dhunës që janë gjetur në trupin e tyre. Alarmin e kanë dhënë fqinjët, pasi kanë dëgjuar zhurma në banesën ngjitur.
“Sipas hetimeve paraprake, të katër personat v diqën dhunshëm. Sipas statusit aktual të hetimit, nuk ka të dhëna për persona të tjerë,”- tha një zëdhënëse e policisë.
Familja që tashmë nuk jeton më mësohet se bënte jetë të izoluar dhe nuk dihet ende se kush mund t’ua ketë bërë këtë suIm v dekjeprurës.