E pazakontë/ Gruaja νdes në vend pas pickimit të grerëzës brenda në restorant

Ngjarje e pazakontë në një restorant në Spanjë.

Një grua britanike ka v dekur pasi është pickuar nga një grerëz në një restorant.

Gruaja, 68 vjeç mendohet se ka pësuar shok anafilaktike menjëherë pas pickimit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Teulada-Moraira, Costa Blanca. 68-vjeçarja vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se kishte shkuar në lokal me familjen dhe miqtë në kohën kur u pickua.

Një zëdhënëse e një qendre rajonale të koordinimit të urgjencës konfirmoi se gruaja kishte v dekur pasi kishte kaluar në shok anafilaktik.

“Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00. Gruaja kishte qenë brenda në restorantit kur ndodhi tragjedia. Ajo u pickua dhe reagoi ashpër ndaj helmit. Ajo kaloi në shok anafilaktik dhe vdiq në vendngjarje. Reagimet më të rënda ndaj pickimeve të grerëzave quhen anafilaksi. Kjo ndodh kur trupi kalon në shok në përgjigje të helmimit të grerëzave.”- tha ajo.

Simptomat e një reaksioni të rëndë alergjik ndaj pickimit të grerëzave përfshijnë ënjtje në fytyrë, buzë ose fyt, kruajtje në zonat që nuk preken nga pickimi dhe vështirësi në frymëmarrje.Pas këtyre shenjave vjen v dekja.