E FUNDIT/ Ndihen lëkundje tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Mesditën e kësaj të mërkurë një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka tronditur sot zonën e Chania-s në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në 3 km në Falassarna ndërsa thellësia fokale e tyre llogaritet në 10 km.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet që mund të jenë shkaktuar nga lëkundjet.