E FUNDIT: Gjendet një vajzë e pajetë në Shkodër, dyshohet se ka shenja dh une

Një person është gjetur i pajetë në Shkodër. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “Balkanëeb” se dyshohet se viktima është vajzë, por nuk dihet ende mosha dhe identiteti.

Trupi i pajetë është gjetur në “By Pass-in” e Shkodrës dhe dyshohet se ka shenja dh une. Nga të dhënat e para, dyshohet se trupi i pajetë ka disa ditë në vendngjarje dhe se i përket një pjesëtari të komunitetit rom.

Ende nuk ka një njoftim për shtyp nga policia, pasi trupi i pajetë është gjetur vetëm pak minuta më parë dhe jemi ende në pritje të reagimit të policisë.

Deri tani nuk dihet asnjë detaj për këtë ngjarje, asnjë e dhënë. Sigurisht që policia ka shkuar direkt në vendngjarje dhe grupi hetimor.

Në përfundim të hetimeve pritet të mësohen detajet dhe arsyeja pse ka ndodhur kjo ngjarje shumë e trishtë. Përditë në këtë vend po i keqtrajtojmë femrat, po ua marrim jetën.

Përditë dëgjojëm raste për keqtrajtim ndaj vajzave, grave dhe nënave në këtë vend. Shumë herë ato kanë humbur edhe jetën, sic është rasti i kësaj vajzë në Shkodër.