E dhimbshme: Para tri javësh i νdiq nëna, sot νdiq edhe djali nga Gjilani

Ngjarje të tilla dhe kaq të dhimbshme ndodhin rrallë.
Por familjes Kajtazi në Gjilan i ka rënë mbi kokë dhembje e dyfishtë brenda më pak se një muaji.

Ende pa u tharë lotët për nënën Hatixhe, ka ndërruar jetë djali i saj, Talati.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

“Ende pa na u tha lotët për v dekjen e motrës Hatixhe, sonte na tronditi lajmi për v dekjen e djalit të saj, Talatit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Talat Kajtazi ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Varrimi do të bëhet me drekë, të dielen më 31 korrik 2022, në varrezat e qytetit në Gjilan.