E bujshme: Vjosa i siguron Kosovës furnizime me dronë, pasi Serbia merr dronët ‘Bayraktar’ nga Turqia

Pas lajmit se Serbia po planifikon që të blejë dronët “Bayraktar” nga Turqia, mediat në Prishtinë kanë zbuluar edhe planet e Kosovës për të shtuar arsenalin ushtarak. Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll duke biseduar me Turqinë për blerjen e këtyre mjeteve ushtarake, por të dyja palët nuk arritur një marrëveshje.

Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së. Ndër të tjera, SHBA i ka premtuar Kosovës edhe furnizimin me drone nga Amerika. Ministri Metaj ka thënë pas vizitës se një sërë marrëveshjesnë proces, jo vetëm për blerjen e dronëve por edhe mjeteve të tjera ushtarake.

Raportet vijnë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç ka njoftuar së fundmi se furnizimi i Serbisë me dronët që i kanë shkaktuar shumë dëmë ushtrisë ruse në Ukrainë, është miratuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Por mediat serbe shkruajnë se Erdogan ia ka mundësuar Vuçiçit që Serbia t’i blejë pa pritur në rend.